English

Ratko Mlladiç, i prekur nga kanceri

E enjte, 2 qershor 2011, NOA- Krimineli i luftës Ratko Mlladiç i arrestuar rreth një javë më parë.

Mediat botërore flasin se ish-gjenerali serb vuan nga një formë e rëndë e kancerit në sistemin limfatik dhe i është nënshtruar kimioterapisë dy vite më parë.

I njëjti fakt duket se konfirmohet edhe nga avokati i tij Milos Saljiç, i cili është shprehur se Ratko Mlladic është operuar në një spital të Beogradit dhe se shpesh ka shtuar se ai nuk do mund ta arrijë ditën e gjykimit.

Krimineli i luftës, u arrestua më 26 majSerbi dhe vetëm dy ditë më parë u dërgua në Hagë për tu përballur me gjykimin.

Ish-gjenerali Serb, kërkohej prej vitesh për genocid dhe krime kundër njerëzimit në Bosnje dhe Hercegovinë, për për masakrën e Srebrenicës në vitin 1995, ku u vranë mbi 7000 persona.

a.y/NOA

KOMENTE