English

Sekuestrohen 3360 kg kafe kokërr e fshehur në pyll

Shkodër, 2 qershor 2011, NOA - 3360 kg kafe kokërr të ndara në 56 thasë dhe të futura si mall kontrabandë nga Mali i Zi janë sekuestruar nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Shkodër.

Sasia e kafes kontrabandë u zbulua e fshehur në një pyll.

Në bazë të informacioneve mendohet se mallrat kontrabandë hynë në territorin shqiptar pa paguar akcizë.

Përmes një operacioni në orët e vona të së mërkurës malli u arrit të sekuestrohej pikërisht në vendin e quajtur Grabom, në komunën Kelmend të Malësisë së Madhe.

Policia e Shkodrës po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj kontrabande, që janë nën akuzë për kontrabandë me mallra që paguhet akcizë.

mit/NOA

KOMENTE