Beograd, 2 qershor 2011, NOA- Sëmundja e shumëpërfolur e kriminelit të luftës Ratko Mlladiç ka marrë qëndrimin zyrtar të qeverisë Serbe.
“Ushtria serbe dhe shërbimet tona sekrete e kanë mbikëqyrur VMA-në për vite të tëra. Për këtë arsye, ka qenë e pamundur të hyje në të pa rënë në sy. Nuk e di përse avokati i Mlladiç ka zgjedhur të manipulojë opinionin publik në këtë mënyrë. Ai po akuzon të gjithë sistemin shëndetësor dhe degën ushtarake të tij”, deklaroi ministri serb i Mbrojtjes Dragan Shutanovac.
Ndër të tjera ai theksoi se një hetim i gjerë do të shtrihet lidhur me këtë çështje dhe me kurimin e tij në klinikën ushtarake.
Gjithsesi Dragan Shutanovac shprehu bindjen se një lajm i tillë do ishte marrë vesh më herët.
a.y/NOA