Antalia, 2 qershor 2011, NOA – 41 civilë, mes të cilëve një fëmijë katërvjeçar janë vrarë dje nga trupat e sigurisë qeveritare siriane në qytetin Rastan në Sirinë Qendrore.
Forcat e sigurisë sulmuan qytetin e Rastanit, jo shumë larg krahinës Homs, në një operacion ushtarak në përpjekje të shtypjes së manifestimeve pro-demokracisë.
Lajmin e bëri publik për mediat avokati sirian Razan Zaitouna, i cili merret me mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Zaitouna rrëfen për mediat e huaja se forcat e sigurisë siriane rrethuan qysh të dielën qytetin e Rastanit dhe dje vendosën ta bombardojnë me artilieri të rëndë.
mit/NOA