English

Topalli: Fëmijët të informohen për të drejtat e tyre

Tiranë, 2 qershor 2011 NOA – Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli nga salla e kuvendit i kërkoi deputeteve femra të kontribuojnë në informimin e fëmijëvë për të drejtat e tyre.“Gratë deputete duhet të shkojnë nëpër shkolla dhe të sqarojnë të gjithë nxënësit për detyrimet dhe të drejtat që u lindin nga kalimi i konventave për ta ”, ka deklaruar Topalli pas kalimit në kuvend të dy konventave për fëmijët, te cilat kanë të bëjnë me statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës si dhe me ratifikimine konventës për ushtrimin e të drejtave të fëmijëve".Gjatë fjalës së tij, ministri i punës dhe çështjeve sociale Spiro Ksera tha se këto konventa janë të rëndësisë së veçantë edhe për sa i përket detyrimeve që lindin nga Bashkimi Europian.

a.q/NOA

KOMENTE