English

Zyrtare: Horrori i Kavajës, një “Përrallë nga e kaluara”

Tiranë, 2 qershor, NOA - Historia e publikuar dje në media mbi dëshminë e Griselda Roshit, u cilësua si një nga më të rëndat në vend. Policia e Tiranës, në një njoftim zyrtar pak minuta më parë ka hedhur poshtë gjithë versionin e gruas së kreut të bashkisë së Kavajës, për rrëmbim, lindje të detyruar dhe grabitje të fëmijës.

Sipas policisë, nga hetimet rezulton se Grisela Roshi nuk ka qenë shtatzënë, po ka mashtruar familjarët dhe dëshmia e saj për rrëmbimin ka qenë një sajim. Në klinikën private ku ajo është shtuar, i është bërë vetëm një sorum dhe mjekët kanë deklaruar në polici se 28-vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë. Ndërsa më herët, gjatët kohën kur 28-vjeçarja pretendonte se ishte rrëmbyer, nga hetimet e policisë rezulton se ajo ka qëndruar në një hotel e vetme.

E gjithë kjo histori që e mbajti në ankth opinionin publik dhe krijoj skenarë nga më makabrët në vend, mund të ketë ngjashmëri vetëm me filmin “Përrallë nga e Kaluara” i cili bazohet në veprën e Anzon Zako Çajupit, për Shqipërinë e fillimit të viteve 1900.

Policia e Qarkut të Tiranës ka dhënë të gjitha detajet pas denoncimit të 28 vjeçares. Në komunikatën zyrtare, policia tha se denoncimi i gruas është marrë ditën e djeshme nga kunati i Griselda Roshit. Sipas policisë, janë marrë disa dëshmi në Tiranë dhe Kavajë, ku ka lëvizur gruaja, nga të cilat është arritur ne konkluzionin se 28 vjeçarja nuk ka qenë shtatzënë, por ka mashtruar familje.

a.q/NOA

KOMENTE
  • etanoli19:20 - 02 Qershor 2011
    Ishte një autogol i Partisë Socialiste që bëri përpjekje për me përdorë si argument kundër qeverisë.Ju kujtohet para viteve të 90-ta një srb i quajtur Martinoviq e përdori shishen e birrës për të diskredituar shqiparët.