Shkodër, 3 qershor 2011, NOA- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Velipojë.
Dedë Shullani i moshës 70 vjeçare nga fshati Rrjoll i Velipojës, ka qenë duke lëvizur me biçikletë, teksa papritur është goditur në pjesën e pasme të biçikletës nga një mjet tjetër i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, pa i dhënë as ndihmën më të vogël të dëmtuarit.
Nga goditja e marrë i moshuari ka rënë në asfalt, duke pësuar dëmtime në kokë
dhe në trup, pas kësaj kanë qenë kalimtarët e rastit ata që e kanë dërguar në spitalin e Shkodrës, në gjendje kritike për jetën, ku pavarësisht ndihmës së marrë pas disa orësh 70 vjeçari ka gjetur vdekjen.
Nga ana e bluve të Shkodrës ka nisur puna për identifikimin e autorit të këtij aksidenti, si dhe janë kryer ekspertiza në vendngjarje për të lehtësuar punën.
a.y/NOA