English

Edhe Bajern në garë për Hazard

Gjermani, 3 Qershor NOA – Pas Chelsea, Arsenal, Juventus dhe Inter, ka ardhur radha e Bayern Munchen, e cila është shprehur e gatshme për të marrë shërbimet e talentit të Lille, Eden Hazard. Sipas të përditshmes sportive “Equipe”, pas blerjes së Neuer dhe Rafinha, klubi bavarez kërkon të përforcojë dhe repartin e sulmit.

“Me 99,9% Hazard nuk do të largohet nga kjo skuadër pasi kërkojmë që të qëndrojë me ne”, - kanë qenë fjalët e Fred Pack, drejtor i përgjithshëm i Lillës, i cili është shprehur në lidhje me zërat që flasin për një largim të mundshëm të Hazard.

r.b/NOA

KOMENTE