Gjermani, 3 qershor 2011 NOA - Në përpjekjet për gjetjen e një terapie ndaj bakterit të rrezikshëm EHEC mjekët kanë bërë një hap të rëndësishëm përpara. Ata e njohin tashmë kodin gjenetik të bakterit. Ekspertët e Klinikës Universitare në Hamburg-Ependorf me ndihmën e kolegëve kinezë të Institutit Genomic arritën të deshifrojnë gjenomin e bakterit. Bakteriologu Holger Rohde i tha agjencisë së lajmeve DPA se bëhet fjalë për një kombinimin gjenesh të paparë ndonjëherë."Sipas të gjitha gjasave dy baktere kanë këmbyer njëri me tjetrin substanca të trashëgimisë. Si rezultat është krijuar një bakter Esherichia coli (E. coli), që mund të shkaktojë sindromën Hemolytiko-Uremike”,shpjegon Rohde. Rreth 80 përqind, sipas ekspertit Rohde, e ka prejardhjen nga barkteri bartës E. coli O104. Ndërsa 20 përqirnd janë marrë nga një tjetër bakter. Në këtë pjesë të genomit ndodhen elementë trashëgimie që prodhojnë dy proteinat citotoksike të qaujtura Shigella-Toxins.
a.q/NOA