English

FMN e BE nota pozitive Greqisë

E premte, 3 qershor 2011, NOA- Nëpërmjet një deklarate zyrtare Ministria e Financave Greke tha se përfaqësuesit e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar kishin vënë re progres në planin e mesëm buxhetor të Greqisë.

Ky vlerësim është bërë lidhur me kursin e saj të kursimeve, duke hapur kështu edhe rrugën për mbështetjen e re financiare prej 12 miliardë eurosh.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Financave Greke mësohet se vlerësimi pozitiv i ekspertëve të BE-së, të Bankës Qendrore Europiane dhe të FMN-së konsiderohet si parakusht për pagesën e kredive të mëtejshme për vendin e kërcënuar nga falimentimi dhe i përfshirë prej kohësh nga një krizë e ashpër ekonomike.

Më tej theksohet edhe fakti se bisedimet mes Komisionit Europian, Bankës Qendrore Europiane dhe FMN-së rezultuan pozitive.

a.y/NOA

KOMENTE