English

Grabisnin banesat, arrestohen 6 shqiptarët me makinë luksoze në Itali

Itali, 3 qershor NOA – Policia italiane ka arrestuar gjashtë shqiptarë të cilët akuzohen për grabitje të banesave. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kampanias gjatë ditës së djeshme. Katër prej shqiptarëve akuzohen për vjedhje në rrethana të rënduara. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali raporton se personat e arrestuar janë; Alfred Jakimi, 34 vjeç, Ardit Jakimi, 19 vjeç, Bashkim Rizai, 33 vjeç dhe Qerim Cani, 27-vjeç. Ndërsa dy 18-vjeçarë të tjerë, Gazmir Jakimi dhe Denis Dema janë shoqëruar në polici dhe kanë sqaruar pozicionin e tyre në lidhje me grabitjet.

Sipas policisë, katër personat e parë janë arrestuar në rrugën “Nuova Belvedere” në bordin e një makine luksoze «BMW X5», menjëherë pasi kishin kryer vjedhjet. Vila e parë është vjedhur në qytetin Pozzuoli. Pasi kanë thyer xhamat e dritareve të vilës, e cila ishte pronë e një biznesmeni 53-vjeçar, ata hyrë brenda dhe kanë marrë një lap-top dhe disa objekte të ndryshme që kanë gjetur në banesë. Gjithashtu katër shqiptarët kanë vjedhur dhe rreth 1000 euro që kanë gjetur në banesë e 53-vjeçarit italian. Sipas policisë, pronari i shtëpisë ka qenë brenda vilës, por nuk i ka ndjerë hajdutët.

Grabitja e dytë ka ndodhur në komunën e Quartos. Edhe në këtë rast, objekti i shqiptarëve ka qenë një vilë, e cila është pronë e një shtetasi italian 38-vjeç. Pasi kanë hapur portën, shqiptarët kanë hyrë brenda dhe kanë marrë 32 çeqe bankare, çelësat e dy makinave, dhe disa orë të çmuara. Pronari i shtëpizë dhe familja e tij kanë qenë në shtëpi duke fjetur. Pas sinjalizimit të pronarëve të vilave, policia është vënë në lëvizje dhe ka identifikuar shqiptarët që udhëtonin me makinën luksoze.

Dy 18-vjeçarët e ndaluar nga policia janë gjetur në shtëpinë e Alfret Jakimit. Sipas policisë ata kishin me vete disa nga objektet që ishin vjedhur në dy banesat.

a.k/NOA

KOMENTE