English

I vë zjarrin pronës, arrestohet 25 vjeçari

Tepelenë, 3 qershor 2011 NOA- Resmi Hasa, banues në Tepelenë, ka perfunduar në prangat e policisë pasi i ka vënë zjarrin dyqanit, pronë e shtetasit E.S, banues po në Tepelenë. Burimet policore konfirmuan se ditën e enjte, rreth orës 23.00, 25 vjeçari për motive të dobëta ka shkuar tek dyqani berberan, ku pasi ka thyer xhamin e njërës prej kanatave të derës, e ka spërkatur dyqanin me benzinë dhe i ka vënë zjarrin, ku si pasojë janë djegur orenditë e berberanës me një vlerë rreth 70.000 lekë të reja.Ndërhyrja e mënjeherëshme e zjarrfikësve dhe e Policisë bëri të mundur që zjarri të mos përhapej më tej dhe pas gjysëm ore zjarri u shua plotësisht. Mësohet se zjarrvënia është bërë pasi dy qytetarët kanë debatuar me fjalë me njëri – tjetrin.

a.q/NOA

KOMENTE