English

Jahjaga: Në Itali mbështetje për anëtarësimet dhe pavarësinë

Prishtinë, 3 qershor 2011, NOA- Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga gjatë ditës së sotme u kthye nga vizita e saj në Itali, ku mori pjesë në festimin e 150 vjetorit të Bashkimit kombëtar Italian dhe në konferencën ndërkombëtare “Qyteti ndëretnik”.

Gjatë fjalës së mbajtur në kthim Jahjaga u shpreh se gjatë takimeve dypalëshe me krerët e shteteve, është kërkuar angazhimi i tyre për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës, në anëtarësimin në organizatat rajonale dhe globale si dhe për njohjen e pavarësisë.

“Kosova, me këtë vizitë dhe me vizitën e javës së kaluar, tregon që në mënyrë të fuqishme është duke marrë pjesë në ngjarje në të cilat diskutohen çështje të rëndësisë së veçantë, por edhe për sfidat globale, ku Kosova deri tash ka qenë pjesë e diskutimeve në forume dhe samite të ndryshme. Por, tani Kosova merr pjesë në mënyrë të barabartë me shtetet e tjera, ku mendimi, fjala dhe rekomandimet që vijnë nga Kosova janë të vlerësuara dhe merren parasysh në mënyrë të barabartë edhe nga shtetet e tjera”, deklaroi Jahjaga.

a.y/NOA

KOMENTE