English

Jim Carrey: Unë, komediani që ju bëj të qesh por edhe të mendoni …

Los Angeles, 3 qershor, NOA – Aktori i njohur amerikan, Jim Carrey, tregon në një intervistë sesi e përballoi depresionin falë besimit te budizmi.

Duket se nuk i bindeni vijës së Hollivudit, e cila këmbëngul në një komicitet të mirëfilltë …

- Më pëlqen të jem një rebel, si në pikturat e mia.

Unë nuk di të pikturoj, nuk shkova në shkollë për këtë, por po më dalin gjëra shumë interesante. Unë kurrë nuk kam qenë një tifoz apo fans i askujt. Universi na thotë të ndjekim instinktet tona, dhe kërkohet kurajo për ta bërë këtë. Më tërheqin idetë e reja.

Nuk më vjen keq nga ndonjë film vulgar, më bën të qesh, por unë do të doja edhe që njerëzit të dalin nga filmat e mi, duke menduar se kanë arritur të marrin më shumë prej tij, sesa thjesht disa të qeshurave.

Unë gjithmonë bëj një punë të vështirë dhe mendoj se njerëzit vijnë për të parë filmin e mi pikërisht nga ajo dozë e pafajësisë, të cilën unë nuk e kam humbur ende.

Cilat janë komeditë tuaja të preferuara? - "Kohë Moderne”, “Një e shtënë në errësirë”, me Peter Sellers, që ishte një perlë e vërtetë e serisë së Pantera Rosa, Shampoo, Harold e Maude dhe “Bezdisësi”, me të cilin mendoj se duhet të kisha fituar një çmim Oskar për këtë film.

”Penguins Popper” flet në lidhje me shkatërrimin e një familje, babain e munguar, tema të cilat ju i ndjeni më të afërta?

- Nëse unë bëj një film të tillë, është për shkak se unë jam personi i duhur për të bërë këtë.

Ka pasur raste në jetën time, ku nuk kam ndjerë i lidhur me familjen time, kështu që role të caktuara më zgjedhin pikërisht mua.

Një film “Nëse më lë, unë të shuaj”, pasqyronte gjendjen time shpirtërore, sepse unë kam qenë në njëfarë mënyre i anuluar, dhe unë e di se çfarë do të thotë që të jesh i tillë.

Në ç'kuptim?

- Kur ju mendoni se e doni dikë dhe historia mbaron, ndjen se ai që të ka dashur vazhdon jetën e tij sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Kjo është një ndjenjë e tmerrshme.

Gjenialiteti i filmit të Charlie Kaufman ishte aftësia e tij për të propozuar një perspektivë të re në faktet të treguara me miliona herë si fundi i një dashurie.

Si bëhet dallimi në mes jetës kinematografike dhe jetës suaj të vërtetë? - Unë devijoj nga rruga e drejtë si gjithë të tjerët, e nganjëherë nis një luftë të gabuar dhe qëndrojë atje për disa kohë.

Por pastaj e kuptoj se unë nuk mund të qëndroj gjatë, sepse unë nuk dua të humbas pafajësinë dhe besimin në botë, e pastaj kthehem menjëherë mbrapsht.

Unë jam një lexues i madh i universit dhe e kuptoj se sa më shumë kohë kalon, devijimi më shumë nga rruga e drejtë dhe kthimi, është i shpejtë për mua.

Kjo është ana ime metafizike që ecën.

Prandaj keni marrëdhënie me filozofinë e Eckhart Tolle?

- E dua shumë mendimtarin Tolle dhe të tjerë si ai, njerëz me shumë mjete dhe një filozofi të madhe.

Shumë njerëz janë të bindur me idenë se mendimet dhe ndjenjat janë diçka e ndarë nga realiteti, dhe prandaj ato nuk kanë rëndësi.

Një ide kjo që nuk bën për mua.

Unë besoj në Budën dhe faktin, se ne jemi një me të gjitha ndjenjat tona.

Kështu që sot, si e kuptoni dashurinë?

- Unë mendoj se çdo gjë në jetën time, më është dhënë për një arsye: Për të më mësuar.

Dhe çdo grua me të cilën kam pasur një marrëdhënie, të më sjellë më afër me idenë për të kuptuar atë që unë dua dhe çfarë jo, dhe më ka mësuar vlerën e dashurisë.

Nuk e di nëse do ta gjej ndonjëherë personin me të cilin do të kaloj pjesën tjetër të jetës sime, por unë nuk më vjen keq për asnjë nga gratë me të cilat kam qenë.

Domethënë, tani jeni vetëm? - Po, për vite me radhë. Deri kur gruaja e jetës sime të arrijë, unë do të jem gati për ta marrë atë.

Jeta përmes ndjenjave ka qenë një udhëtim i gjatë dhe unë nuk do të ndalem në diçka që me siguri nuk do të më bëjë më të lumtur.

Unë jam gati për të bërë punën e nevojshme dhe nuk dua përkrah meje një person që nuk do ose nuk është në gjendje të kuptojë veten e saj.

Përktheu: n.e/NOA (“La Repubblica)

KOMENTE