English

Kanabis, përdorimi në pre-adoleshencë dëmton trurin

Brazil, 3 Qershor NOA - Një studim brazilian, i publikuar në British Journal of Psychiatry dhe i zhvilluar mbi konsumatorët kronikë të kanabisit, ka zbuluar se ata persona që kanë nisur të tymosin këtë bimë gjatë pre-adoleshencës kanë pasur rezultate negative në testet mendore, të cilat i janë nënshtruar për të vlerësuar funksionet neuropsikologjike.

Në të kundërt, ata që e kanë nisur më vonë këtë proces nuk kanë hasur të njëjtat vështirësi në këto teste. është një zbulim i cili vë në pah për të disatën herë dëmet që shkakton përdorimi i kësaj lloj droge në tru dhe në funksione të tjera fizike, ku shumë persona kishin vështirësi në arritjen e orgazmës ose prodhonin sasi më të vogël spermatozoidesh, madje disa rrezikonin dhe skizofreninë.

r.b/NOA

KOMENTE