English

Kolegji, PD: PS shkel ligjin, të rrëzohet kërkesa

Tiranë, 3 qershor 2001 NOA- Vijon seanca në Kolegjin Zgjedhor, lidhur me ankimimin e PS-së, mes të tjerash edhe lidhur me shpalljen e rezultatit zgjedhor nga KQZ. Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka deklaruar se vendimi 709 është i bazuar në arsyetimin kushtetues. Sipas tij ishte e nevojshme që të numërohej vullneti i çdo zgjedhësi ndërsa ka shtuar se Partia Socialiste nuk do që të numërohen votat e vlefshme. “Nuk dëgjuam të flitej për të drejtën e votes. Fletë të vlefshme janë hedhur në kutinë e gabuar ndaj nuk mund të ndëshkohet vullneti i zgjedhësve”,- tha Kaso.Kolegji zgjedhor pritet të jape sot vendimin lidhur me kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës.

a.q/NOA

KOMENTE