English

Kolegji Zgjedhor lë ende pezull rezultatin e Tiranës

Shqiptarët po presin me ankth deri këtë pasdite të së premtes që të jepet verdikti i gjykatës për rezultatin e Tiranës.

Rama apo Basha do të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së Tiranës dhe fjalën për këtë e ka në mënyrë definitive Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit Tiranë.

E ndërsa ka nisur që në orën 10.15 shqyrtimi i kërkesës së PS që u pranua nga Kolegji, deri në orën 16.45 ende nuk ka një vendim.

Kolegji ka kërkuar dokumentacion shtesë nga KQZ dhe në 17.00 pritet të dalë në seancë sërish.

53

KOMENTE