Tiranë, 3 qershor, NOA - Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka nisur pak minuta më parë vizitën zyrtare në Tiranë. Kreu i qeverisë së Hungarisë, vendi i të cilit mban dhe presidencë e Bashkimit Europian, pas ceremonisë zyrtare në ambientet e Kryeministrisë është duke zhvilluar takimin me kryeministrin Sali Berisha.
Pas takimeve, është parashikuar që rreth orës 10:50, Berisha dhe Urban të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, ndërsa më pas do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së Gurit të Paqes, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar.
Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban do të takojë kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Gjithashtu, Kryeministri hungarez do të vizitojë Universitetin e Tiranës, ku do të mbajë një fjalë në takimin me studentët, me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.
Sipas Zyrës së Shtypit të Kryeministrisë, kreu i qeverisë, Berisha do të shtrojë një drekë, për nder të homologut hungarez, në një prej rezidencave qeveritare.
a.k/NOA