English

Kurti: Kundërshtojmë fuqishëm privatizimin dhe negociatat me Serbinë

Deçan, 3 qershor 2011, NOA- Në vijim të mbledhjeve të saj zgjedhore gjatë ditës së sotme Lëvizja Vetëvendosje u ndal në komunën e Deçanit.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast kreu i saj Albin Kurti u shpreh se, “Më 12 qershor bëhen gjashtë vjet prej që jemi themeluar si organizatë politike. Lëvizja Vetëvendosje, kësaj sasie të madhe aktivistësh dëshiron t’i bashkangjisë një organizim, një strukture shumë cilësore që duhet të dalë prej këtyre zgjedhjeve demokratike. Pra, sasinë po e bëjmë edhe cilësi nëpërmjet zgjedhjeve të brendshme”.

Kurti theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka programin e saj politik që bazohet në dy shtyllat kryesore, shtetndërtimin dhe zhvillimin ekonomik.

Sipas tij, duke u bazuar në këto dy shtylla të programit politik synohet kundërshtimi i dy proceseve, negociatat me Serbinë dhe privatizimin që shet të gjitha ndërrmarjet sa më shpejt dhe sa më lirë.

Ndërkaq të pranishëm gjatë kësaj mbledhje ishin delegatët e zgjedhur nga vota e lirë e pikave të kësaj qendre, dhe të ftuar nga Qendra e Gjakovës, ku në fund u zgjodh kryesia e qendrës dhe delegatët që do ta përfaqësojnë Qendrën e Deçanit në Këshillin e Përgjithshëm të Vetëvendosjes.

a.y/NOA

KOMENTE