English

Lamtumirë piramidës së ushqimit, nga SHBA vjen ushqimi “i sheshtë”

SHBA, 3 maj, NOA-Kanë provuar për ta modernizuar atë, por tani Shtetet e Bashkuara e dërgojnë në pension piramidën e ushqimit, me të cilën jemi mësuar prej njëzet vjetësh, duke e zëvendësuar atë me ushqimin e ri "të sheshtë".

Skema e re është quajtur myplate dhe sigurisht ka një impakt të madh vizual dhe është gjithashtu pjesë e fushatës së ndërgjegjësimit të publikut për parandalimin e obesitetit te fëmijët ndërmarrë nga Michelle Obama, kundër kësaj sëmundje të vërtetë sociale.

Ushqimi “pjatë”, u prezantua dje në Uashington nga vetë Michelle Obama e ndarë në katër seksione me ngjyrë: një për frutat, një (pak më e madhe) për perimet, e treta për drithërat dhe e katërta (më e vogla) e rezervuar për proteinat. Së fundi, pranë dhe një pjatë e dytë e rezervuar për qumështin dhe derivatet e tij.

Sigurisht, kjo është një goditje për të gjitha ato dieta që baza e tyre nuk mbështetet te konsumi i frutave dhe perimeve, të tilla si dieta dûkan, e cila bazohet në proteinat natyrale.

Struktura e vjetër piramidale kishte ushqimet bazë që duhet të konsumohen çdo ditë në rendin e mëposhtëm: drithërat, perimet dhe frutat, qumështi dhe prodhimet e tij, mishi, peshku, veza dhe më në fund, në hapësirën më të vogël yndyrat dhe sheqernat.

Çfarë ka të re ushqimi “pjatë”? Në të vërtetë, shumë pak ndryshime thelbësore: sugjerimet janë të destinuara për çdo vakt dhe jo të përditshme si piramida.

a.e./noa

KOMENTE