Jemen, 3 qershor 2011 NOA - Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh si edhe kryeministri dhe udhëheqësi i parlamentit janë lënduar, pasi granatat kanë goditur pallatin presidencial në Sana, kryeqytetin e Jemenit.Sipas informacioneve të përcjella nga agjencitë e huaja të lajmeve katër pjesëtarë të gardës presidenciale janë vrarë gjatë këtij sulmi, ndërsa ka informacione të ndryshme për masën e lëndimit të lëndimit të presidentit Saleh. Luftime të ashpra ende po vazhdojnë në disa pjesë të kryeqytetit, derisa pjesëtarë të fiseve janë rreshtuar krahas protestuesve, të cilët kërkojnë fundin e regjimit mbi 30 vjeçar të Salehit.
a.q/NOA