English

Mashtrimi i Griseldës, “ngujohet” familja e 28 vjeçares

Tiranë, 3 qershor 2011 - Pas historisë që tronditi mbarë opinion publik, 28 vjeçarja Griselda Zaimi (Roshi) ka evituar çdo kontakt me ambjentin përreth saj. Bashkëshortja e kreut të bashkisë së Kavajës tashmë jeton në shtëpinë e prindërve të saj në zonën “Ali Demi” në Tiranë. Pas shoqërimit në disa institucione shtetërore, ajo është përcjellë mbrëmjen e së enjtes në shtëpinë e prindërve të saj, duke mos shkuar më në Kavajë në shtëpinë e saj dhe të bashkeshortit Elvis Roshi. Vetë familjaret evitojnë çdo komunikim me median, ndërsa nuk bëhet I ditur asnjë informacion lidhur me gjendjen psikologjike te gruas. Pas eksprtizës mjeko - ligjore, 28 vjecarja është dërguar në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ku është vërtetuar fakti se Griselda nuk ishte dhe nuk ka qene kurre shtatzane. Pak orë më vonë, Griselda Rosh u dërgua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u mor sërish në pyetje dhe u përball me faktet dhe provat që drejtësia kishte në dorë për të rrëzuar gjithë alibinë e saj. Pikërisht këtu, ajo ka pranuar se kishte trilluar gjithë historinë, ndërsa zyrtarisht ende nuk është mësuar se cili ka qenë shkaku i sajimit të kësaj historie që tronditi gjithë opinionin publik.

a.q/NOA

KOMENTE