Kukës, 3 qershor 2011 NOA- Kryetari i LSI-së Ilir Meta gjatë një takimi post zgjedhor në qytetin e Kukësit dhe të Lezhës ka analizuar proçesin zgjedhor të 8 majit, duke deklaruar se shqiptarët treguan nivel të lartë evropian. I pyetur për vendimin e Kolegjit Zgjedhor për kryetarin e ri të bashkisë së Tiranës, Meta tha: “ Nuk besoj se do të ndodhë diçka, cilido që të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor, sepse Shqipëria ka Kushtetutën e saj ka institucionet e saj kushtetuese për të zgjidhur çdo problem. Nuk është rruga e presionit ndaj institucioneve për të zgjidhur problemet dhe çdo paragjykim, absolutisht që nuk ndihmon jo vetëm këtë proces solid e demokratik por nuk ndihmon as ata atë cilët bëhen protagonistë të konflikteve, të presioneve sepse duket qartë që kjo alternativë nuk ka gjetur mbështetje më 8 maj”. Sipas kreut te LSI-së, vota popullore bëri të qartë se është votuar bindshëm kundër alternativës së së shantazhit ndaj institucioneve dhe shtetit ligjor dhe është votuar për alternativën tjetër, atë të respektimit të shteti ligjor, të respektimit të institucioneve dhe të bashkëpunimit në emër të integrimit të vendit.
a.q/NOA