English

Meta: Më 8 maj treguam nivel të lartë evropian (VIDEO)

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, bën një analizë për zgjedhjet e 8 majit pas një turi post-zgjedhor në qytetin e Kukësit dhe Lezhës.

Pas takimit që pati me simpatizantë, anëtarë dhe drejtues të LSI-së në këto qytete kreu i kësaj force politike i cilësoi zgjedhjet e 8 majit si më të mirat dhe më të pastrat të mbajtura ndonjëherë në Shqipëri.

Sipas tij zgjedhjet treguan nivelin e lartë qytetar dhe evropian të të gjithë qytetarëve të vendit tonë ndërsa për sa i takon procesit në vazhdim të zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z. Meta u shpreh se ky është një proces tërësisht normal, demokratik dhe ligjor.

59

KOMENTE
  • vlonjati18:49 - 03 Qershor 2011
    jafute kot bota po ju kritikon turp per genjeshtren