Tiranë, 3 qershor 2011 NOA – Disa qindra simpatizantë që mbështesin kandidatin demokrat për bashkinë e Tiranës, janë mbledhur momentalisht tek selia qendrore e Partisë Demokratike ku po kremtojnë me ovacione rrëzimin nga Kolegji Zgjedhor të kërkesës së PS për të mos njohur vendimin e KQZ që të numëroheshin edhe votat e futura në kuti të gabuara.
Gazetarja e agjencisë NOA raporton nga selia e PD se fishekzjarrë të shumtë po hidhen nga manifestuesit që festojnë për Bashën.
e.t/NOA