Shkup, 3 qershor 2011, NOA- Dy kandidatë për deputet zyrtarisht kanë rezultuar si bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete, njëri si pjesë e koalicionit opozitar me LSDM dhe tjetëri është kandidat shqiptarë lider i një partie.
Sipas informacioneve të Komisionit për Lustrim kandidati maqedonas është pjesë e koalicionit opozitar me në krye LSDM që konkurron në njësinë e 5 zgjedhore, ndërsa kandidati shqiptar garon në njësinë e 6 zgjedhore.
Komisioni ka pranuar dokumente nga Sigurimi shtetëror dhe Arkivat e Maqedonisë, ku këta kandidatë kanë pasur dosje bashkëpunimi me shërbimet sekrete në të kaluarën.
Për nëntë kandidatët e tjerë që gjithashtu ishin të dyshuar u konfirmua se ata vetëm se ishin ndjekur nga shërbimet. Por në mesin e tyre, njëri nga kandidatët do të verifikohet pas zgjedhjeve. Dy kandidatët për deputet që përfundimisht rezultuan si bashkëpunëtor nuk mund të verifikojnë mandatet e tyre në rast se zgjidhen për deputet.
(INA)/NOA