Tiranë, 3 qershor, NOA – Kryeministri i Hungarisë, Vuktor Orban ka sugjeruar sot që klasa politike të ndjek modelin amerikan për zgjidhjen e mos marrëveshjeve për zgjedhjet. Ai ka theksuar se rishikimi i votave është një mundësi që e dinë të gjitha palët dhe partitë mund të shohin ketë çështje.
“Unë kam humbur dhe kam fituar shumë zgjedhje në karrierën time. Nuk ka lloje zgjedhjesh të cilat unë nuk i kam pranuar. Unë nuk dua të fyejë shqiptarët, por dua të them se në të tilla raste mund të bëni atë që kanë bërë amerikanët. Unë e kam parë në televizion dhe ju e kini parë atë që bënë ata; shihni dhe një herë votat”, tha ai. Deklarata e kryeministrit të Hungarisë, vendi i të cilit mban presidencën e Bashkimit Europia, u bë gjatë një konferencë të përbashkët për mediat me kryeministrin Sali Berisha.
I pyetur në lidhje me hapat që duhet të bëjë politika shqiptare, për të ecur drejt Bashkimit Europian, Orban tha se partitë duhet të mendojnë për më të mirën e qytetarëve.
“Unë jam këtu si këshilltar, aq më tepër që nuk marrë ndonjë shpërblim për këshillat që jap. Procesin e integrimit bëjeni në mënyrën që është në interesin më të mirë të shqiptarëve”, tha Orban.
a.k/NOA (vijon...)