Tiranë, 3 qershor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Premte, 3 qershor 2011.
E përditshmja “Shekulli” hapet me titullin kryesor; “Griselda: Sajova gjithçka për të mos humbur Elvisin”, i cili pasqyron detaje nga dëshmia e bashkëshortes së kreut të bashkisë së Kavajës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vetëvritet ish-kreu i komunës së Vaqarrit”, “Grushte për Edi Ramën në Qemal Stafa, atletja; Më goditi Klodiana Shala”
Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Kryebashkiaku: Na falni. Flet Griselda: S’bëja dot fëmijë, shpika shtatzëninë”, i cili pasqyron detaje nga ngjarja e Kavajës. Në lidhje me këtë çështje është dhe artikulli me titull; “Zbulohet emaili i Erion Veliajt të PS, për ambasadorët; Rrëmbyen gruan e bashkiakut që fitoi në zonën e Berishës”. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Sot prova e Kolegjit për votat e gabuara, nenet e Kushtetutës dhe të Kodit që i japin të drejtë KQZ-së”.
“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “‘Marigoja’ e Kavajës Griselda: Gënjeva që të mos më linte burri”, i cili pasqyron dëshminë e gruas së kreut të bashkisë së Kavajës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Vidhen syzet e statujës së Xhon Lenon”, “Pronat skema e re e kompensimit deri në masën 100 për qind”, “Vetëvritet ish-kryetari i komunës së Vaqarit”.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin; “Griselda Zaimi: Shtatzënia ime e rreme”, i cili pasqyron deklaratat e bashkëshortes së kryebashkiakut të Kavajës. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “21 janari, serveri i kamerave të kryeministrisë në SHBA”, “Tadiç kërkon zgjidhje të re për Kosovën”.
Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor në numrin e sotëm; “Zonja e parë e Kavajës tallet me ish Qytetarin e Parë të Tiranës”, i cili i referohet historisë së Griselda Roshit dhe qëndrimit që mbajti PS dhe deputetët e saj për ngjarjen. Disa tituj të tjerë të kësaj gazete janë; “Sot fjala e Kolegjit, Basha: Respekt çdo vote, Rama: Njoh vetëm fitore”, “Kastriot Islami: Shumë deputetë të PS, kundër bojkotit”.
Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al.
a.k/NOA