English

Përzgjidhen kompanitë për privatizimin e PTK

Prishtinë, 3 qershor 2011, NOA- Privatizimi i Post Telekomunikacionit të Kosovës ka vënë në garë dy kompani të huaja.

Bëhet fjalë për një kompani nga Austria dhe një kompani tjetër me kapital të përbashkët Korato-Gjerman.

Ky fakt bëhet i ditur nga komisioni qeveritar për privatizimin e saj, ku përfaqësues të këtij komisioni kanë fituar të drejtën të konkurrojnë në tenderin për blerjen e 75 për qind të aksioneve të Postës dhe Telekomunikacionit të Kosovës.

Në njoftimin e dhënë thuhet se, kompanitë e kualifikuara, kanë mbi 170 milion abonentë në mbarë botën, janë të shtrira pothuajse në të gjitha pjesët e globit dhe kanë kapital të mjaftueshëm.

Më tej theksohet se nga konkurrenca kanë rënë propozimet e tre kompanive të tjera nga Shqipëria, Egjipti dhe Jemeni.

a.y/NOA

KOMENTE