Deçan, 3 qershor - Peshkopi serb Teodosije, idenë për ndarjen e Kosovës e ka cilësuar të keqe, sepse sipas tij, çdo ndarje mund të çojë në përshkallëzimin e dhunës. Ai ka shprehur bindjen se populli (serb) në Kosovë do të mbijetojë.
"Me të vërtetë kam shpresën se edhe shteti ynë (Serbia), kjo edhe me kushtetutë i obligon, do ta ruajë Kosovën dhe se nuk do të bëjnë asgjë që është në dëm të këtij populli", ka thënë Teodosije.
Gjatë një ceremonie fetare në manastirin e Deçanit, kleriku i lartë serb gjithashtu ka thënë se KF0R-i është i pranishëm në Patrikanën e Pejës, në Deçan dhe në manastirin e Deviçit dhe se kjo është e rëndësishme për vetë sigurinë.
NOA