Hagë, 3 qershor, NOA - Ish komandanti serb i Bosnjës, Ratko Mlladiç, sot për të parën herë do të paraqitet para Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës. Ai është i akuzuar për gjenocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Bosnjë, në periudhën 1992-95.
Ndër të tjera, ai është i akuzuar edhe për orkestrimin e masakrës së Srebrenicës, në vitin 1995, gjatë të cilës u vranë afro 8 mijë burra e djem myslimanë. Kjo ishte mizoria më e tmerrshme në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.
Ratko Mlladiç u arrestua javën e kaluar në Serbi, 16 vite pasi Tribunali i Hagës e kishte akuzuar atë.
NOA/RFE