Shijak, 3 qershor 2011, NOA- (Update) Pavarësisht largimit nga vendngjarja për afro 1 orë ku la të vdekur kushëririn e tij, policia ka bërë të mundur arrestimin e Pëllumb Guzës.
Në grindje e sipër me njeri-tjetrin, Tahir Guza rreth të 50-ve ka ngelur i vrarë nga kushëriri i tij në fshatin Koxhasë të Shijakut, pas një sherri lidhur me jonxhën e korrur për tu hedhur bagëtive.
Mësohet se i irrituar, Pëllumb Guza është larguar drejt banesës së tij për t’u rikthyer sërish te toka, këtë herë jo për të korrur jonxhë as për të debatuar, por për ta mbyllur konfliktin me fishekun e dalë nga çiftja e tij.
a.y/NOA