Shkodër, 3 qershor 2011 NOA- Dedë Shullani ka humbur jetën mbrëmjen e kaluar ndërsa lëvizte me bicikletën e tij në aksin rrugor Shkodër - Velipojë, pikërisht në vendin e quajtur fshati Sukë. Policia bëri të ditur se 70 vjeçari është goditur në pjesën e pasme të biçikletes nga një mjet tjetër ende i pa identifikuar, i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.Për pasojë, drejtuesi i biçikletës ka rënë në asfalt, duke pësuar dëmtime në kokëdhe në trup dhe është dërguar menjëhere në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendjekritike për jeten, ku pas disa orësh ka gjetur vdekjen.
a.q/NOA