English

Shpërthen një depo armatimesh në Rusi, 50 të plagosur

Rusi, 3 qershor, NOA - Rreth 50 persona janë plagosur në Rusi si pasojë e shpërthimit të një depo armatimesh. Ngjarja ka ndodhur rajonin e Udmurtias. Sipas medieve ruse ky është shpërthimi i dytë që ndodh brenda javës në depot e armatimit. Sipas Ministrisë së Emergjencave Ruse, si pasojë e shpërthimit janë evakuuar rreth 28 mijë persona nga rajoni i Vollgës në Udmurtia.

Ndërkohë që ekipet e ndihmës së shpejtë janë duke marrë masa për fikjen e zjarrit. Agjencitë e lajmeve ruse shkruajnë se ka nisur dhe një hetim intensiv për shkaqet që kanë sjellë shpërthimin e depos ku ndodhen mijëra predha.

a.k/NOA

KOMENTE