English

Shtyhet gjyqi, Mlladiç nuk deklarohet për akuzat

Hagë, 3 qershor 2011 NOA - Në paraqitjen e tij të parë në Gjykatën e Hagës për Krime Lufte, i akuzuari Ratko Mlladiç tha se është shumë i sëmurë, duke refuzuar në këtë mënyrë të shprehet në lidhje me akuzat për genocid, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka shtyrë për në 4 korrik vendimin për ish-gjeneralin e Bosnjes, seancë e cila, sipas gjyqtarit kryesues, Alfons Ori do të mbahet në datën 4 korrik në orën 10:00. I pyetur nga gjyqtari Ori se a i kupton të drejtat e tij si i akuzuar, Ratko Mlladiç deklaroi se është shumë i sëmurë dhe se i duhet më tepër kohë për t`i kuptuar akuzat.“Nuk dëshiroj të më lexohet aktakuza në asnjë fjalë dhe në asnjë fjali”, tha Ratko Mlladiç. Ish gjenerali u arrestua javën e shkuar në Serbi pas 16 vjetësh arrati, ndërsa kërkohej nga drejtësia ndërkombëtare për krimet e kryera gjatë luftës së Bosnjës nga vitii 1992 deri në vitin 1995.Ai akuzohet si autor i masakrës së Srebrenicës, ku mbetën të vrarë 8 mijë djem dhe burra myslimanë.

a.q/NOA

KOMENTE