E premte, 3 qershor 2011, NOA- Presidenti i Serbisë Boris Tadiç, në një intervistë të dhënë për mediat gjermane shprehet se Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe.
“Kush e lexon historinë, mund të identifikojë në Shqipërinë e Madhe planin afatgjatë të shqiptarëve. Shqipëria e Madhe është shumë e rrezikshme, mirëpo, nëse ajo është pjesë e një zgjidhjeje më të madhe, ne mund të jetojmë me të”, është shprehur Tadiç.
Sipas tij, Shqipëria e Madhe nuk është një ide e mrekullueshme por as Serbia e Madhe nuk është zgjidhje e mirë.
Më tej gjatë intervistës së dhënë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Tadiç u shpreh se është kundër një politike e krijimit të shteteve më të mëdha, por tha ai duhet të gjendet një zgjidhje praktike për problemet.
Sakaq ai shtoi se, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim.
a.y/NOA