English

Vendimi, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS, Basha kryetar i Bashkisë Tiranë

Tiranë, 3 Qershor 2011 NOA/ Ervin Tirana - Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e PS dhe ka shpallur pushimin e çështjes që lidhet me ankesën e Partisë Socialiste.

Në këtë mënyrë, kryetar i ri i Bashkisë së Tiranës do të jetë Lulzim Basha i propozuar nga Aleanca për Qytetarin.

Vendimi u shpall mbrëmjen e sotme ora 20.46 nga Kolegji Zgjedhor i Gjykatës së Apelit të Tiranës, pasi për disa orë ka administruar të gjitha provat dhe argumentet e bëra nga pala paditëse, PS dhe pala tjetër, ajo e mazhorancës që kërkon që vendimi i KQZ të mos rrëzohet.

Vendimi u komunikua shkurt nga relatori Tom Ndreca i cili tha se rrëzohet kërkesa e Partisë Socialiste dhe pushohet çështja.

Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga pesë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor.

Kështu ky Kolegj pasi kishte pranuar ta shqyrtonte e ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste e cila kërkonte që të mos njihej si i ligjshëm vendimi i KQZ për hapjen e kutive dhe numërimi sërish i fletëvotimeve të gjetura në kutitë e gabuara.

e.t/NOA

KOMENTE