English

Vendimi, tërhiqet Kolegji, Basha pret rikonfirmimin, Rama përmbysje rezultati

Tiranë, 3 qershor 2011, NOA- (Update) Prej afro gjysmë ore Kolegji Zgjedhor është tërhequr për të marrë vendim, ku pritet shqyrtimi i provave të padisë së Partisë Socialiste e cila ka kërkuar pavlefshmërinë e vendimit që KQZ ka marrë me 23 maj, për Bashkinë e Tiranës.

Sakaq Kolegji, pas kërkesës bërë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës, nga ana e trupës së gjyqtarëve pritet të bëhet verifikimi i tabelave dhe nëse ato janë përmbyllur para datës 18 majit, ditë kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara.

Partia Demokratike nuk pranoi që të merreshin si provë materiale tabelat e KZAZ-ve të kryeqytetit, ndërkohë që nga ana e socialistëve pretendohet krejt e kundërta.

E gjithë beteja për Bashkinë e Tiranës, është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku u shpall fitues me 81 vota në avantazh kandidati i maxhorancës, Lulzim Basha.

Ndërsa kandidati socialist Edi Rama pret me ankth ndonjë përmbysje të mundshme të rezultatit dhe njohjen e kërkesave të socialistëve, e cila do të vendoset vetëm nga trupa e Kolegjit Zgjedhor, e cila është peshorja e fundit e drejtësisë për betejën afro 1 mujore nga data e zgjedhjeve.

a.y/NOA

KOMENTE