Tiranë, 3 qershor 2011 NOA – Kolegji zgjedhor pritet të vendosë lidhur me tabelat e 11 KZAZ-ve në Tiranë. Kolegji i kërkoi KQZ-së tabelat përmbyllëse të rezultatit të KZAZ- ve të Tiranës. Gjyqtarët do të verifikojnë nëse tabelat janë përmbyllur para 18 majit, ditës kur KQZ miratoi në parim aktin normativ, në bazë të të cilit nisi numërimin e fletëve të hedhura në kutitë e gabuara. Ky akt normativ dhe ky veprim kundërshtohet nga opozita.Ndërkohë që anëtarët e Kolegjit kanë marrë disa minuta pushim për këtë vendim.
a.q/NOA