English

Zhvillohet simpoziumi i parë ndërkombëtar mbi informatikën kompjuterike

ALBtelecom dhe Eagle Mobile mbështesin simpoziumin e parë ndërkombëtar mbi informatikën kompjuterike dhe matematikën

Durrës, 3 Qershor 2011 NOA/ Eglantina Nasi - ALBtelecom, Eagle Mobile dhe BKT mbështesin “Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar mbi Informatikën dhe Matematikën”, i organizuar nga Universiteti "Epoka" në bashkëpunim dhe me Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës. Aktiviteti tre ditor mes datave 2-4 Qershor 2011 zhvillohet në Durrës dhe në Tiranë.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë Ministri i Teknologjisë dhe Inovacionit z. Genc Pollo, Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile Dr. Orhan Coskun, Rektori e Universitetit “Epoka” Prof. Dr. Hasan Kaplan, Prof. As. Dr Mit’hat Mema, Rektori i Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit dhe akademikë të ndryshëm nga vendi dhe bota.

Simpoziumi në fjalë ka qenë i hapur dhe për pjesëmarrësit në rang ndërkombëtar. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte nxitja dhe zhvillimi i shkencës kompjuterike, informatikë dhe matematika kompjuterike në Shqipëri si dhe shkëmbimi i eksperiencave mes akademikëve të ndryshëm.

Drejtori i Përgjithshëm i ALBtelecom dhe Eagle Mobile, mbështetësit kryesor të këtij simpoziumi në fjalën e tij tha se të dy kompanitë që në fillim kanë patur si prioritet mbështetjen dhe zhvillimin e përdërimit të teknologjisë.

Sipas tij të dy kompanitë ofrojnë për konsumtarët teknologjinë më bashkëkohore duke e renditur krahas vendeve të zhvilluara.

“Jemi shumë të lumtur që kemi mundësinë të mbështesim një aktivetit të këtyre përmasave të organizuar nga Universitetit “Epoka” dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Në këto vite ne kemi punuar për të sjellë teknologjinë më të fundit për konsumatorin Shqiptar. Kemi investuar për vendosjen e fibrave optike dhe teknologjitë e reja ndër më bashkëkohoret, të cilat nuk kanë ekzistuar më parë në Shqipëri. Me këtë rast dua të garantoj të shqiptarët se të dy kompanitë do të vazhdojnë të mbështesim me investime serioze aplikimin e teknologjisë më të fundit”, u shpreh z. Cuskun.

Albtelecom dhe Eagle Mobile në mënyrë të vazhdueshme kanë mbështetur aktivitete të ndryshme në lidhje me arsimin në Shqipëri, ndërkohë që vitin 2011 e kanë shpallur si “Viti i Arsimit” në kuadër të të cilit janë organizuar dhe po organizohen projekte të ndryshme me impakt në arsim.

e.n/NOA

KOMENTE