a
Korçë, 4 qershor 2011, NOA- Një aksident ka ndodhur pak më parë në qytetin e Korçës ku një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në një greminë dhe për pasojë kanë ngelur të plagosur tre persona.
Sipas të dhënave paraprake dalja e makinës nga rruga është bërë për shkak të shpejtësisë së madhe.
Ngjarja ka ndodhur në aksin Korçë-Goricë e Madhe ku kanë ngelur të plagosur E. Kitani, A.Mitre ndërsa në gjendje më të rëndë shëndetësore mësohet të jetë një 20 vjeçar i identifikuar si Andon Stërpo, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit.
a.y/NOA