Paris, 4 qershor 2011, NOA - Nëse besoni se bukuria varet nga mosha, Carmen Dell'Orefice është shembulli që vërteton të kundërtën!
Duket e çuditshme, por gruaja 80-vjeçare, e cila është fotografuar për emrat më të mëdhenj të modës e ka nisur karrierën e saj si modele në vitin 1947.
Ajo u fotografua asokohe për revistën “Vogue”.
E moshuara sharmante nuk e ka problem t’i thonë gjyshe, pasi thotë se ka respekt për veten dhe tashmë është e vetëdijshme për vitet që ka mbi shpinë.
Ajo që nuk lë asnjëherë pas dore është shëtitja në ajër të pastër, ndërsa vijon të jetë e pranishme në paradat e modës, ku dhe adhurohet nga publiku.
mit/NOA