Budapest, 4 qershor 2011, NOA- Gjatë një vizite në Budapest, ministrja e Kosovës për Integrimin Europian, Vlora Çitaku, ka zhvilluar një takim me homologun e saj hungarez Janos Martonyi, duke i kërkuar atij mbështetje për vendin, në vendosjen e marrëdhënieve kontraktuale me BE-në.
Më tej ajo e ka informuar ministrin hungarez për progresin në Kosovë në përmbushjen e të gjitha kushteve teknike për marrjen e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave.
Ndërsa nga ana e tij, ministri hungarez theksoi se Kosova nuk duhet të vazhdoj të mbetet vendi i fundit i izoluar në Europë, duke theksuar se kosovarët ndodhen në qendër të Europës dhe si të tillë duhet të integrohen në Bashkimin Evropian.
Në vijim, Martonyi po ashtu theksoi se Hungaria do ta mbështetë fuqishëm Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.
Lidhur me lëvizjen e lirë të kosovarëve, Çitaku është takuar dhe ka marrë mbështetje nga kryetari i Komisionit parlamentar për çështje të BE-së, Richard Horcsik, dhe nga Sekretarja e Shtetit për çështje të BE-së.
a.y/NOA