English

E.Coli, një turist alarmon Italinë

Itali, 4 qershor 2011 NOA- Bakteri, i cili ka alarmuar autoritetet shëndetësore në të gjithë botën, ka prekur edhe Italinë. Një rast i dytë me EHEC ështe evidentuar në shtetin fqinj. Mediat vendase raportojnë se ka dyshime që rasti ndodhet në rajonin e Alto Adige dhe i prekuri është një turist. Turisti i është nënshtruar analizave përkatëse rezultatet e të cilave pritet të zbardhin të vërtetën. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se lloji i bakteries E.Coli, përgjegjëse për shpërthimin vdekjeprurës në Evropë, ka prekur 1823 raste, ndër to 18 të vdekur . a.q/NOA

KOMENTE