Një vullnetar libian gjatë një stërvitjeje ushtarake në zonën e nxehtë. NATO njoftoi se për herë të parë ka përdorur helikopterët sulmues në Libi.
Reagimet vijnë të ashpra. Kryediplomati rus ka paralajmëruar sot se operacionet e NATO-s në Libi po “rrëshqasin ngadalë” drejt operacioneve tokësore.
Agjencia e lajmeve, RIA Novosti, e ka cituar ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, duke thënë se çfarëdo operacioni tokësor do të ishte “për të ardhur keq”.
Ai e bëri këtë deklaratë të njejtën ditë kur NATO ka thënë se caqet e bombarduara përfshijnë automjetet ushtarake, pajisjet ushtarake dhe forcat tokësore pa dhënë detaje të sakta ku kanë ndodhur sulmet.