English

Fundjavë arrestimesh në kryeqytet

Tiranë, 4 qershor 2011 NOA- Një 23 vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit pasi ështe kapur në flagrancë me dy armë zjarri, tip pistoletë. Admir Sela, banues në Tiranë u arrestua në rrugën “Mihal Grameno”, ndërsa rezulton se armët i përkasin shtetasit A. C, i cili është shpallur në kërkim.Po sot, burimet zyrtare policore njoftuan se nga Komisarati i Policisë Nr.4 në Tiranë është bërë ndalimi i shtetasit në kërkim Ndriçim Zoto, 38 vjeç, banues në Laprakë, i dënuar me 4 muaj burg për veprën penale të vjedhjes.

a.q/NOA

KOMENTE