English

Gjirokastër, hiqen patenta e bllokohen makina, aksion edhe në Përmet e Tepelenë

Gjirokastër, 4 qershor 2011, NOA- Me nisjen e sezonit të ri turistik si dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve Policia e Gjirokastrës ka nisur një operacion tre ditor për heqjen e xhamave të zinj të automjeteve dhe vjeljen e gjobave të prapambetura.

Krahas tyre në aksionin e koduar “Siguria e jetës”, u përfshinë edhe gjobat për pa parkimet e gabuara në qytet si dhe për plotësimin e dokumentacionin përkatës të automjeteve.

Burime zyrtare nga komisariati i Gjirokastrës bëjnë me dije se ky aksion do të shtrihet edhe në akset rrugore që mbulon Komisariati i Policisë Gjirokastër si dhe do të shtrihet edhe në Tepelenë dhe Përmet.

Nga aksioni i deritanishëm rezulton të jenë hequr xhamat e zinj 82 automjeteve dhe janë shoqëruar me masë administrative secili automjet me 5 mijë lekë të reja gjobë, janë vendosur 108 masa administrative për parkime të gabuara dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit si dhe janë hequr 5 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe përdorim të pijeve alkoolike.

Lidhur me këto masa është bërë e mundur edhe bllokimi i 7 automjete për mungesë dokumentacioni dhe janë vjelë 765 gjoba administrative të prapambetura.

a.y/NOA

KOMENTE