English

Jemen, Gjermania mbyll ambasadën

E shtunë, 4 qershor 2011, NOA- Gjermania ka vendosur që të mbyllë ambasadën e saj në kryeqytetin e Jemenit për shkak të revoltave dhe trazirave në vend.

Këtë fakt e pohoi paraditen e sotme, ministri i Jashtëm i Gjerman sipas të cilit personeli diplomatik i cili vazhdon të jetë ende atje, do ta lërë shumë shpejt vendin arab.

“Edhe pse qytetarët vendas nuk sulmojnë dhe as përfshijnë drejtpërdrejtë të huajt, rreziku nga situata bëri që ministria të marrë këtë vendim”, thuhet në qëndrimin e Gjermanisë.

a.y/NOA

KOMENTE