Jemen, 4 qershor 2011 NOA- Pas sulmit me granata ndaj rezidencës së tij, presidenti i Jemenit Ali Abdullah Saleh është larguar nga vendi. Mediat ndërkombëtare, mes të cilave edhe televizioni Al Arabia, njoftuan se Saleh, i cili u plagos ditën e djeshme gjatë sulmeve, është shtruar në një spital në Arabinë Saudite ku do të kurohet.
a.q/NOA