E shtunë, 4 qershor 2011, NOA- Vesli Klark, ish-komandanti i forcave të NATO-s, e ka cilësuar ish-gjeneralin serb Ratko Mlladiç, si vrasës të egër.
Sipas tij, edhe më herët ka pasur të dhëna për arrestimin e tij, dhe sidomos në periudhën e Millosheviçit.
“Me Mlladiçin gjatë kam diskutuar në vitin 1994, ndërsa bisedat e shkurtra kanë qenë në vitin 1995, pranë nënshkrimit të Marrëveshjes së Dejtonit. Ishte bombastik. Nuk ka dyshim se ai ishte i ngarkuar me sadizëm, me fanatizëm ideologjik për idenë e nacionalizmit serb, dhe ka qenë një njeri shumë me nerva. Por, si ushtarak unë për të kam një përshkrim rreth aksioneve të tij. Ato aksione nuk kanë qenë të një gjenerali, por të një krimineli të luftës. Ai ishte një vrasës masiv, i cili këtë e ka treguar në mënyrën më të egër në Srebrenicë”, deklaroi Klark.
Më tej ai shtoi se pas arrestimit të Mlladiç, Serbia mori një mësim të qartë, ish-gjenerali duhet të përballet me drejtësinë ndërkombëtare, në të kundërt do të ketë bllokim për integrimin e saj.
a.y/NOA